Burri shqiptar vrau me thikë gruan, prokuroria vendos për kujdestarinë e djalit të mitur

Diaspora

Burri shqiptar vrau me thikë gruan, prokuroria vendos për kujdestarinë e djalit të mitur

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Prindërit e gruas shqiptare që u vra nga i shoqi në fund të muajit korrik, në banesën e tyre në Greqi janë caktuar nga prokurori për të marrë kujdestarinë e fëmijës.

Në deklaratën e tij prokurori theksoi se “prindërit e nënës së djalit të mitur mund ta rrisin atë dhe ta mbështesin në të gjitha fazat e jetës siç kanë bërë deri më sot”.

Përfundimet e hetimit kanë luajtur një rol kyç në këtë çështje, pasi prokurori konstatoi se babai i fëmijës i cili aktualisht ndodhet në qelinë e paraburgimit nuk mund të përmbushë rolin e tij.

40-vjeçari e goditi me thikë bashkëshorten 31-vjeçare duke e lënë të vdekur pas një sherri për motive xhelozie. Fqinjët e tyre shpesh kishin denoncuar në polici për dhunën që autori ushtronte ndaj viktimës.

Rasti i fundit kishte qenë disa ditë para krimit makabër, kur policia nuk ishte ngjitur në apartament për të kontrolluar situatën por kishte vetëm një patrullë në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat