Humb jetën e mitura shqiptare e aksidentuar të hënën në mbrëmje

Diaspora

Humb jetën e mitura shqiptare e aksidentuar të hënën në mbrëmje

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 14:35
Emanuela Brahja

Ka humbur jetën pak pas mesnate në repartin e reanimacionit në spitalin e Padovas 11-vjeçarja Emanuela Brahja, e cila ishte viktimë e një aksidenti të hënën në mbrëmje, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj, në Reschigliano.

Vetëm një javë më parë i kishte vdekur në Shqipëri dhe familja zhytet sërish në zí, këtë herë edhe më të madhe, për humbjen e jetës së vajzës që më 18 dhjetor do të mbushte 12 vjeç.

Shtëpia është mbushur me të afërm rezidentë në Itali, por edhe të tjerë të ardhur nga Shqipëria pas aksidentit, me shpresën që Emanuela do t’ia dilte mbanë.

E lindur dhe rritur në Itali, ajo do të prehet në vendin përtej Adriatikut, ku familja banon prej 25 vjetësh.

Agron dhe Esmeralda Brahja kanë edhe dy vajza më të rritura, njëra 20 vjeç dhe tjetra mbush 18 pikërisht sot, një ditë në të cilën gëzimi ia ka lënë vendin hidhërimit.

Dinamika e aksidentit u bë e qartë që të hënën në mbrëmje. Në orën 19:10, Emanuela po kthehej në shtëpi me biçikletë.

Nga rruga Papa Luciani kaloi në rrugën Pontarola, pak metra larg vijave të bardha, teksa afrohej një furgon Mercedes, i drejtuar nga një venecian 36-vjeçar. Ndonëse ishte me shpejtësi vetëm 40 km/orë dhe rruga e ndriçuar, goditja ishte e pashmangshme dhe trauma në kokë fatale për vajzën.

Një nga banorët, ndër të parët që shkoi në vendngjarje, tregon se drejtuesi i mjetit ishte ulur në rrugë i tronditur dhe dridhej nga ajo çka kishte ngjarë. Prokuroria do ta hetojë shkaktarin për vrasje rrugore, ndërkohë që testi i alkoolit ka dalë negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat