Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjet sasi e madhe droge në shtëpi

Diaspora

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjet sasi e madhe droge në shtëpi

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 06:35
Ilustrim

Një shqiptar është arrestuar në Itali në Albisola Superiore për trafik droge.

Nga kontrolli në banesë, atij i është gjetur një sasi prej 3.5 kg kokainë e ndarë disa qese gati për shitje.

Sipas mediave italiane, sasia e gjetur kapte shifrën e 120 mijë eurove.

Në banesë iu gjetën dhe materiale që shërbenin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu autoritetet italiane kanë nisur procedim penal për të motrën e shqiptarit për bashkëpunim në trafikun e kokainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat