‘Më therën hajdutët në shtëpi’/ Policia nuk e beson shqiptarin

Diaspora

‘Më therën hajdutët në shtëpi’/ Policia nuk e beson shqiptarin

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:17
Ilustrim

Karabinierët italianë po hetojnë rastin e një shqiptari, i cili njoftoi urgjencën se ishte plagosur. 37-vjeçari jetonte në Montesilvano.

Ai tha se e kishin plagosur në këmbë gjatë një sulmi në shtëpi. Shqiptari tha se brenda kishin hyrë hajdutët. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital dhe pas trajtimit të parë, u vendos në pavijonin e ortopedisë.

Megjithatë policia ka dyshime për dëshminë e shqiptarit. E para, në banesën e tij nuk ka asnjë gjurmë të futjes me forcë. E dyta, nuk dihej se çfarë do të vidhnin brenda banesës së tij.

Dinamika e përplasjes dhe plagosjes mbetet e paqartë, por policia nuk e beson teorinë e plagosjes nga hajdutët. Mbi të gjitha, shqiptari është një personazh i njohur për forcat policore.

Në ditët në vazhdim, policia thotë se do e marrë sërish në pyetje, ndërsa hetimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat