Itali/ Hyri për të vjedhur, pronari ekzekuton shqiptarin brenda banesës

Diaspora

Itali/ Hyri për të vjedhur, pronari ekzekuton shqiptarin brenda banesës

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:52
Pamje nga videoja

Një 38-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arbër Xheleshi është ekzekutuar në Itali gjatë një tentative vjedhjeje.

38-vjeçari kërcënoi me armë pronarin e banesës, por Sandro Fiorelli, një shitës duhani, e qëlloi me një plumb duke i marrë jetën.  Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen vonë të së hënës në provincën Frosinone.

Arbri kishte hyrë së bashku me bashkëpunëtorët e tij brenda vilës së Sandros. Por në momentin që u përball me pronarin, ngriti pistoletën në kokën e tij, raportojnë mediat italiane. 

Fiorelli, i cili nuk kishte dijeni se arma mund të ishte bosh, nxori armën e gjahut, të cilën e kishte të ndaluar dhe qëlloi për vdekje shqiptarin për të mbrojtur veten dhe djalin që ndodhej pas tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat