Fundoset shqiptari, kreu i bandës së grabitësve në Itali

Diaspora

Fundoset shqiptari, kreu i bandës së grabitësve në Itali

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:18
Grabitësit shqiptarë vidhnin para dhe sende të ndryshme me vlerë si bizhuteri.

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Prato të Italisë ditën e sotme. Sipas mediave fqinje, i riu dyshohet se është kreu i një bande grabitësish që operonte kryesisht në zonat e Firences, Pizës dhe Pistoias.

Gjykata e ka lënë në burg të riun. Në pranga më herët kanë rënë dhe disa shqiptarë të tjerë të cilët dyshohet se i përkasin të njëjtit grup kriminal.

Autoritetet italiane kanë zbardhur të paktën 12 grabitje ku janë përfshirë shqiptarët. Ata shënjestronin kryesisht vila dhe banesa ku qëndronin të moshuarit.

Ata hynin nga dritaret ose bënin një vrimë të vogël pranë bravës së derës për ta çmontuar.

Grabitësit shqiptarë vidhnin para dhe sende të ndryshme me vlerë si bizhuteri.

Si u zbulua rrjeti i grabitësve

Policia ra në gjurmët e bandës së shqiptarëve pas një denoncimi për vjedhjen e një makine. Efektivët italianë konstatuan automjetin tip “Audi Q5” të vjedhur në korrik nga një familje gjermane.

Ata e ndoqën makinën derisa arritën në banesën e një prej anëtarëve të bandës të cilin e arrestuan.

Gjatë kontrollit në banesë dhe në makinë, policia gjeti një çantë shpine me të gjitha materialet që përdoren gjatë grabitjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat