Mbronin fermën e kanabisit me kurthe nga Lufta e Vietnamit, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Diaspora

Mbronin fermën e kanabisit me kurthe nga Lufta e Vietnamit, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 09:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia spanjolle kanë shkatërruar një grup të mbjelljes së marijuanës në qytetin El Grado (Huesca), në të cilin përveç sistemeve të mbulimit, ishin instaluar kurthe dhe mbroheshin nga roje të armatosur.

Në pranga ranë shqiptarë. Ata rrinin në gatishmëri dhe mbanin armët gati për të qëlluar. Toka bujqësore ishte në një vend që mund të arrihej vetëm nga një shteg i ngushtë që mbrohej gjithashtu nga kurthe të krahasueshme me ato të ngritura gjatë Luftës së Vietnamit.

Sipas Gardës Civile, njëri prej tyre ka lëshuar një tel me qëllim që të pengonte në këmbë agresorin.

Në plantacion, i cili kishte sisteme vaditjeje dhe ruajtjeje dhe për kujdesin dhe menaxhimin industrial të bimëve dhe produktit të përfunduar, u sekuestrauan 656 bimë marijuanë, 10 kilogramë marijuanë të thatë dhe disa armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat