Policia britanike: Hajduti shqiptar u rikthye sërish, si mundi të kalonte kufirin?

Diaspora

Policia britanike: Hajduti shqiptar u rikthye sërish, si mundi të kalonte kufirin?

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 14:58
Aleksander Vishaj

Aleksander Vishaj është kthyer në Britaninë e Madhe dhe kthimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat në vend. Tabloidi britanik “The Sun” raporton se reperi 32-vjeçar ka postuar foto të tijat duke “jetuar jetën” në Londër i veshur firmato.

Miku i Stresit u dërgua nga një gjykatë britanike në Gjermani në prill, por pasi bërë tre muaj burg, ai u deportua në Shqipëri.

Ish-kryeinspektori i detektivëve të Met, Mick Neville u shpreh: "Mesa duket kufijtë tanë kanë më shumë vrima se një sitë. Situata e kërkon të pyesim sesi u kthye ai në vendin tonë duke marrë parasysh çfarë ka ndodhur më parë. A e kaloi Kanalin me varkë apo përdori dokumente false. Sigurisht që nuk mund të ketë pasur mundësi për të siguruar një vizë për të ardhur këtu.”

Neville shtoi se kthimi i Vishajt tregon sesa të porozë janë kufijtë e Britanisë së Madhe.

“Qeveria duhet të marrë kontrollin e kufijve dhe të mbajë qytetarët të sigurt nga kriminelët dhe terroristët.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat