Fanse e Matteo Salvinit/ Arrestohet ‘Zonja e drogës’, ja nga kush u tradhtua 36-vjeçarja shqiptare

Diaspora

Fanse e Matteo Salvinit/ Arrestohet ‘Zonja e drogës’, ja nga kush u tradhtua 36-vjeçarja shqiptare

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 20:01
Jona Mullaraj dhe Matteo Salvini

Autoritetet italiane kanë vendosur në pranga 36-vjeçaren shqiptare Jona Mullaraj. Ajo cilësohet nga mediat e vendit fqinj si “Zonja e drogës” dhe dyshohet se kishte marrë përsipër ruajtjen e 450 kilogramëve drogë.

Ajo dyshohet se është tradhtuar nga bashkëpunëtori i saj 45-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë se ka ndodhur një grabitje në një zonë të Milanos. Me të mbërritur atje, autoritetet kanë ndjerë erën e rëndë të drogës dhe kanë zhvilluar kontrollet në shtëpi, ku fillimisht, është gjetur një sasi prej 80 kg drogë. Përfshirja e Mullaraj deri më tani është e paqartë, megjithatë autoritetet janë duke hetuar aktivitetin e saj.

Vlen të përmendet gjithashtu, se gruaja punonte në fushën e ndërtimit dhe njihej si një përkrahëse e partisë “Lega Nord”.

Po të shohësh llogarinë e saj në rrjete sociale, zbulohet se ajo publikonte foto me shumë politikanë të njohur, mes tyre, edhe Matteo Salvini. Sakaq, Mullaraj ishte dhe skeptike ndaj vaksinës COVID-19 dhe sistematikisht në rrjete sociale, publikonte të dhëna e fakte që kundërshtonin aplikimin e vaksinës në popullatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat