Përdhunuan të renë italiane, arrestohet shqiptari dhe miku i tij në Kroaci

Diaspora

Përdhunuan të renë italiane, arrestohet shqiptari dhe miku i tij në Kroaci

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 07:06
Ilustrim

Autoritetet kroate arrestuan dy persona, Miroslav Lukic, 29 vjeç dhe shqiptarin Herald Merolli, 31 vjeç të cilët dyshohet se sulmuan dhe përdhunuan një vajzë 28-vjeçare nga Bassano e Italisë këtë verë.

Vajza, e cila ndodhej në Kroaci me vjehrrën, është ende duke u rikuperuar nga tronditja. Viktima ka shkuar në Kroaci për disa ditë pushime. Në fakt aty banon edhe motra e saj, e cila u martua me një kroat dhe së fundmi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Një mbrëmje, vajza nga Bassano, e cila doli me kunatën dhe disa shoqe, në një moment e gjeti veten, vetëm në një klub në qendër të qytetit. Në atë moment asaj iu afruan dy burra, të cilët nuk i njihte. 

Të dy iu afruan me këmbëngulje dhe më pas, kur ajo tentoi të ikte, e ndoqën dhe e ndaluan, duke e bllokuar në një rrugicë dhe duke u hedhur mbi të për të përfituar nga ajo.

Ajo përfundoi në spital dhe më pas bëri denoncim në polici: Hetimet u përmbyllën me arrestimin e dy të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat