Kuvendi i shoqatës “Busavata” zgjedh kryetarin dhe kryesinë e re

Diaspora

Kuvendi i shoqatës “Busavata” zgjedh kryetarin dhe kryesinë e re

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 13:15
Shoqata “Busavata”

Sot me datë 05 Dhjetor 2021 në Wallisellen / ZH, u mbajt kuvendi zgjedhor i shoqatës “Busavata”.

Kryesuesi i kuvendit gjithashtu edhe sekretar i deritashëm zotëri Blerim E. Maliqi hapi kuvendin zgjedhor duke e përshëndetur kryetarin, kryesinë si dhe të gjithë bashkëvendësit.

Kryesuesi e fillon punën me një frazë të të madhit Naim Frashërit;

„Atdhe është ajo tokë të cilën shumë të tjerë në këtë botë nuk e kanë dhe do të jepnin çdo gjë për ta pasur, kushdo që je mos harro nga je dhe kush je”

Kryesuesi na e propozoi rendin e ditës:

1. Raporti i punës 2019-2021 prezantuar nga Kryetari zotëri Dardan R.Maliqi

2. Raporti financiar nga Arkatari z.Bekim R.Maliqi

3. Diskutime rreth raportit të punës dhe të financave

4. Zgjedhja e Kryetarit të ri

5. Zgjedhja e kryesisë prej 11 anëtarëve.

Kryetari i deritanishëm z.Dardan Maliqi e përshëndeti kuvendin dhe i falënderoj të gjithë anëtarët për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë për shoqatën “Busavata”.

Pas prezantimit të raportit të punës 2019-2021 gjithashtu edhe Arkëtari z.Bekim Maliqi vazhdon dhe e prezanton pasqyrën e xhirollogarisë së shoqatës.

Pas prezantimit të raporteve nga Kryetari dhe Arkëtari, kuvendarët filluan të diskutojnë për raportin e punës dhe të arkës.

Kuvendi miratoi raportin e punës dhe të arkës pa asnjë votë kundër.

Pastaj kryesuesi i kuvendit vazhdon me rendin e ditës së pikës 4. Zgjedhja e Kryetarit si dhe e propozoi zotërinë Bujar Maliqin për kryetar.

Kuvendi vendosi t’ia jep besimin me vota absolute kryetarit të ri z. Bujar Maliqit.

Kryetari u zotua dhe u falënderua për besimin e dhënë nga kuvendi dhe vazhdon me rendin e ditës te zgjedhja e kryesisë e 11 anëtarëve.

Në bazë të statutit, Kryetari propozon 2/3 të anëtarëve të ekipit të tij, kurse kuvendi propozon 1/3.

Në kryesinë e re të udhëhequr nga Kryetari i ri z.Bujar Maliqi u zgjodhën:

Blerim Maliqi
Bekim R. Maliqi
Milazim Maliqi
Lulzim Maliqi
Bekim J.Maliqi
Dardan Maliqi
Asllan Maliqi
Ylber Maliqi
Sami Maliqi
Bekim Maliqi

Pas një pauze të shkurt filloi edhe kryesia të zgjedhë kryesinë ekzekutive, Nënkryetarin, Sekretarin dhe Arkëtarin.

Më shumicë të votave u zgjodh

z.Bekim J. Maliqi, nënkryetar,

z.Lulzim H. Maliqi, sekretar

dhe z. Bekim Maliqi, arkëtar.

Kryetari Bujar Maliqi e prezantoi projektin e shoqatës të periudhës 2021-2022 si dhe e falënderon pronarin e lokalit “Andulino”, i cili i ka mbuluar shpenzimet e takimeve të anëtarëve të shoqatës Busavata gjatë të gjitha mbledhjeve dhe kuvendeve të bëra në këtë lokacion.

Komisioni për informim:

Zürich, 05 Dhjetor 2021

Lulzim Maliqi, Sekretar

(Kuvendi u mbajt duke i respektuar të gjitha rregullat për COVID-19)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat