29-vjeçari shqiptar i dha fund jetës në qeli/ Efektivët: Ardhja e vitit të tragjik

Diaspora

29-vjeçari shqiptar i dha fund jetës në qeli/ Efektivët: Ardhja e vitit të tragjik

Më: 2 janar 2022 Në ora: 08:53
Shqiptari ishte vetëm në qeli

Një 29-vjeçar shqiptar, i burgosur në Itali, i ka dhënë fund jetës në orët e para të vitit të ri në qeli. Policia gjatë një kontrolli gjeti trupin e të burgosurit të varur në hekurat e dritareve të qelisë.

Çdo tentativë për ta shpëtuar, e kryer nga personeli shëndetësor, ka qenë e kotë.

 Shqiptari ishte vetëm në qeli dhe sipas medieve italiane i mbaronte dënimi në vitin 2023.

“Ka qenë pak pas mesnate kur policia kujdestare e burgut gjatë një kontrolli gjeti trupin e të burgosurit të varur në hekurat e dritareve të qelisë. Çdo tentativë e kryer nga personeli shëndetësor, ka qenë e kotë dhe ka qenë. Ngjarja kritike la të gjithë të trembur si punonjësit e policisë ashtu edhe të burgosurit, duke e bërë tragjike ardhjen e vitit të ri. Është njoftuar menjëherë organi kompetent gjyqësor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat