Kjo është shqiptarja që i mori dhuratë 67 mijë euro nga Berluskoni

Diaspora

Kjo është shqiptarja që i mori dhuratë 67 mijë euro nga Berluskoni

Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:55
Berluskoni, Julinda Llupo

Emri i shqiptares Julinda Llupo datëlindja 1987, lindur në Tiranë e banuese në Itali është sinjalizuar nga Zyra e Antiriciklimit të bankë Italiane si person që në periudhën kohore, shkurt 2020 tetor 2020, ka marrë 67 mijë euro nga ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Ky transaksion është kryer përmes etiketimit “dhuratë o hua” nga llogaria personale bankare e ish kryeministrit italian në atë të gruas shqiptare.

Kjo shumë i është dhënë shqiptares në 9 këste e ndaj të cilës Zyra e Antiriciklimit të Banka Italia ka hapur një dosje hetimore duke e konsideruar si një depozitim anomali e lidhur me persona të tjerë fizikë e juridikë.

Image
Julinda Llupo

E përditshmja italiane “Domani” ka zbuluar se një pjesë e kësaj shume parash është përdorur nga shqiptarja LLupo për të paguar qiranë e banesës së magjistratit ttë Gjykatës së Lartë Cosimo D’Arrigo, anëtar i Kolegjit Gjyqësor që më 2012 shfajësoi Berlusconin nga procesi Mediatrade.

Transaksioni i parë bankara i përket datës 27 shkurt 2020 kur Italia hunë në fazë lockdown për shkak të pandemisë.

Julinda Llupo sipas medaive italiane qysh në vitin 2010, pra moshën 23 vjeçare, figuron në listën e personave që kanë marrë para e ndihmë ekonomike nga ish Kyreministri Silvio Berlusconi.

Aktualisht ajo figuron e lidhur me gazetarin italian Edoardo Maria Lofoco, e së bashku menaxhojnë disa bad&breakfast në Romë në afërsi të zonës ku është pozicionuar Gjyakta e Lartë.

Katër herë kryeministër i Italisë e lider i Partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi është kandidati i propozuar nga qëndra e djathtë italiane për të qënë Presidenti i ardhshëm i Republikës Italiane. Votimi për zgjedhjen e Presidentit të ri nis në Parlamentin Italian më datë 24 janar 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat