Çmontohet banda e trafikut të kokainës në Greqi, arrestohen dy grekë dhe një shqiptar

Diaspora

Çmontohet banda e trafikut të kokainës në Greqi, arrestohen dy grekë dhe një shqiptar

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Një bandë e trafikut të drogës është shkatërruar nga policia greke. Bëhet fjalë për tre persona, dy grekë dhe një shqiptar. Ata u vendosën në pranga policia e Patrës në zonën e Zarouchleika.

Të tre personat akuzohen për pjesëmarrje në një rrjet të trafikut të kokainës në Patra.

Policia ra në gjurmët e tyre pasi kishte shfrytëzuar informacione të sigurta pas muajsh të tëra hetimesh mbi veprimtarinë e tyre kriminale. 

Sipas burimeve të mediave greke theksohet se 3 të arrestuarit janë përfshirë në më shumë se 200 raste të trafikimit të kokainës, si në Patra ashtu edhe në rajonin e gjerë të Akaisë.

Në duart e policisë së kanë rënë edhe të dhënat për trafikimin e drogës të cilat u janë vendosur autoriteteve greke për hetime të mëtejshme. Gjatë kontrollit fizik ndaj tre personave dhe 80 gram kokainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat