Vrau gruan duke e qëlluar 7 herë me thikë dhe rrëmbeu djalin, gjykata lë shqiptarin përjetë pas hekurave

Diaspora

Vrau gruan duke e qëlluar 7 herë me thikë dhe rrëmbeu djalin, gjykata lë shqiptarin përjetë pas hekurave

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar shqiptar në vitin 2016 vrau duke qëlluar 7 herë me thikë bashkëshorten e tij në Greqi është dënuar me burgim të përjetshëm.

Pas krimit, 6 vite më parë shqiptari mori djalin e vogël dhe u end për 18 ditë duke u përpjekur të shmangë arrestimin.

Ai është dënuar me katër vite burg për ekspozimit e të miturve ndaj rrezikut që mund të vijë nga armët e zjarrit.

Në dëshminë e tij autori shqiptar u kërkoi falje familjarëve të ish bashkëshortes duke thënë se është penduar për krimin që kreu.

“Më vjen turp që jam këtu”, tha ai duke iu drejtuar prindërve të gruas fatkeqe ndërsa i falënderoi që sot ata kujdesen për dy djemtë e tyre.

Ai tha se kishte debatuar me ish-bashkëshorten pas ndarjes pasi nuk ishin dakord me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve.

“Shkova në shtëpi për të marrë djalin tim të vogël. Ajo i kishte thënë djalit të madh se unë isha i keq dhe ai nuk më donte. Unë kurrë nuk kisha thënë asnjë fjalë të keqe te fëmijët për të. Kur shkova të flisja me të ai më tha se nuk do i shihja kurrë fëmijët, më sulmoi duke më futur duart në sy”.

Pyetur për momentin kur e qëlloi me thikë para trupit gjyqtar shqiptari u justifikua se nuk mbante mend asgjë për shkak se ka kaluar shumë kohë që nga ajo ditë.

Dëshmitarët që u morën në pyetje në lidhje me këtë krim makabër e mohuan variantin e shqiptarit. Njëra prej tyre tha se ai kishte qenë agresiv ndërsa e ndjera i kishte rrëfyer se trembej mos ai i merrte fëmijët dhe shkonte në vendlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat