Vrasja e familjës shqiptare, ndryshojnë të dhënat për autorin

Diaspora

Vrasja e familjës shqiptare, ndryshojnë të dhënat për autorin

Më: 3 mars 2022 Në ora: 13:59
Viktimat

12-vjeçari shqiptar, i cili gjeti nënën, njerkun dhe 2 vëllezërit e tij përtokë mes gjakut në shtëpi, në Andraviada të Greqisë ditën e djeshme, është në gjendje të rëndë psikologjike, shkruajnë mediet helene.

Për këtë arsye marrja në pyetje e 12-vjeçartit do të shtyhet, pasi fëmija nuk është në gjendje të mirë.

Ndërkohë zhvillimet për autorin e vrasjes së katërfishtë janë të njëpasnjëshme, me policinë greke që njoftoi se autori kryesor i krimit, ish-bashkëshorti i nënës 28-vjeçare nuk është më i dyshuar, pasi efektivët provuan se ish-bashkëshorti i shqiptares dhe babi i fëmijës 12-vjeçar ndodhej në punë momentin e krimit tragjik.

Ish-bashkëshorti i shqiptares me origjinë greke, pritet të shkojë në Andraviadë për tu kujdesur për të birin, shkruan Prwto Thema.

Sipas hetimeve deri më tani janë përmbysur 2 skenarë  për sa i përket autorit. Sipas skenarit të parë mendohej se vrasësi ishte bashkëshorti i shqiptares, i cili mendohej se ka dashur t’i marrë jetën nënës dhe dy fëmijëve të tyre, 3 dhe 2 vjeç dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Skenari i dytë kishte si autor ish bashkëshortin grek të shqiptares, i cili u hodh poshtë, pasi ky i fundit ndodhej në punë gjatë krimit tragjik.

Prwto Thema shkruan se zonat e Ilia, Akaia dhe Atiki, janë duke krehur vendin e krimit dhe zonën përreth për të gjetur prova që do t’i çojnë në hetimin e vrasjes së katërfishtë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat