Lutje të madhe për shkëlqësinë e tij Joe Biden, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Diaspora

Lutje të madhe për shkëlqësinë e tij Joe Biden, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:45
Presidenti i SHBA-së Joe Biden

I dashur shkëlqësia e Juaj, Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Bashkëndjejmë dhimbje të mëdha për viktimat e popullit ukrainas nga një pushtues rus siç është krimineli Putin, i njëjti sikurse që ishte krimineli Slobodan Milosheviq. Ne, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artisatëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, drejtojmë lutje për Ju, që edhe njëherë me autoritetin Tuaj të pakontestueshëm në rang botëror, ta merrni në konsideratë përshpejtimin e proceseve për lirinë e popullit ukrainas e po ashtu në të njejtën kohë për përshpejtimin e:

Njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së, si, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qipro;

Anëtarësimit të Kosovës në NATO;

Anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimin Evropian;

Ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme financiare që të fillojë zhvillimi dhe ngritja ekonomike e Kosovës, për hapjen e vendeve të lira të punës dhe ngritjen e Ushtrisë së Kosovës.

Ne e bëjmë këtë lutje për Ju, i dashur President Joe Biden, sepse Kosova dhe populli shqiptar ndodhet pranë një rreziku të madh nga sllavo-Rusia e ”madhe” dhe sllavo-Rusia e vogël që është vetë Serbia. Për të ruajtur pavarësinë e Republikës së Kosovës që është rezultat i vetë Juve President Joe Biden dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si lidere e lirisë së popullit shqiptar, për çka u jemi mirënjohës sa të ketë shqiptarë mbi këtë tokë. Prandaj edhe luteni për ndërhyrjen e Juaj vendimtare e përfudimtare.

Jemi të bindur fuqishëm se ndërhyrja e Juaj, do ta arrijë PAQËSIMIN e popujve për Liri dhe Demokraci. Do të thoshim po ashtu se ky paqësim do ngritë sigurinë e popujve për investime me ngritje ekonomike të vërtetë botërore bashkë me aleancat ndërkombëtare në krye me SHBA-të. E tërë kjo do ishte grushti e fundit i Putinit dhe Vuçiqit që kanë synime grabitçare të tokave të popujve përreth tyre.

Hysen Ibrahimi, Kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat