Kush është trafikanti shqiptar që i bëri “zbor” policisë holandeze

Diaspora

Kush është trafikanti shqiptar që i bëri “zbor” policisë holandeze

Më: 13 prill 2022 Në ora: 21:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 38-vjeçari shqiptar, i njohur me emrin Dejvi ‘Tony’ G, është lënë në paraburgim pasi akuzohet se është koka e një bande të trafikut të kokainës në Holandë.

Dejvi, i cili raportohet se ka në pronësi edhe kompaninë e makinave Alba Car në një qytet në Holandë, u fsheh vitin e fundit në Shqipëri dhe këtë të mërkurë u vetëdorëzua para autoriteteve holandeze

Ai mendohet se është drejtues i një organizate kriminale që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.

Në tetor të vitit 2020, hetuesit bënë kontrolle të shumta në disa zona të Holandës dhe Spanjës, ku ranë në pranga 14 persona, por Dejvi arriti që t’i shpëtonte policisë.

Sipas mediave të huaja, thuhet se ai u arratis drejt Shqipërisë menjëherë pas këtij operacioni, por kohët e fundit duket se kishte filluar të mendonte vetëdorëzimin në Holandë. Arsyeja mendohet se lidhet me banesën që ai ka në Sittard, aty ku la pas miqtë dhe jetën që kishte ngritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat