U akuzua se përdhunoi adoleshenten greke, ekspertiza provon të kundërtën

Diaspora

U akuzua se përdhunoi adoleshenten greke, ekspertiza provon të kundërtën

Më: 15 prill 2022 Në ora: 09:02
I akuzuari

Ka dalë ekspertiza mjeko ligjore për 17-vjeçaren greke që denoncoi në polici se është përdhunuar nga një shqiptar 27-vjeçar.

Sipas raportit mjeko-ligjor adoleshentja nuk është abuzuar seksualisht, pavarësisht pretendimeve të saj.

Sipas ekspertizës shqiptari nuk e ka përdhunuar adoleshenten greke, ndërsa dyshohet se çdo gjë ka ndodhur me dëshirën e plotë të 17-vjeçares, pasi ajo nuk ka pasur asnjë shenjë në trup që mund të tregojë diçka të kundërt.

Protothema.gr shkruan se ekspertët mjekoligjorë dyshojnë se adoleshentja greke ka kryer marrëdhënie seksuale me shqiptarin edhe herë tjera.

Avokati i 27-vjeçarit Manolis Vamvounakis, ka thënë se klienti i tij tashmë ndihet më i qetë dhe se drejtësia ka vepruar ashtu siç duhet.

27-vjeçari pritet të merret në pyetje nga drejtësia greke ditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat