Aksident tragjik/ U nis për të ardhur në Kosovë, vdes studentja në Itali

Diaspora

Aksident tragjik/ U nis për të ardhur në Kosovë, vdes studentja në Itali

Më: 20 prill 2022 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Studentja nga Kosova Donika Nikollbibaj, ka vdekur në Itali.

E ndjera po merrte rrugën për në vendlindje derisa ishte aksidentuar.

Lajmin e bëri të ditur Kolë Krasniqi, i cili është daja e të ndjerës.

Krasniqi tha se Nikollbibaj i kishte përfunduar studimet në Universitetin e Veronës.

Ai njoftoi se mbesa e tij veçse e kishte nënshkruar edhe kontratën e punës.

“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin!

Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy!

Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës!

Ngushëllime Familjes Nikollbibaj!

Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat