Në Nju Jork përurohet rruga me emrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Diaspora

Në Nju Jork përurohet rruga me emrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Nga: Beqir Sina Më: 16 maj 2022 Në ora: 07:21
Në Nju Jork përurohet rruga me emrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Bronx NY: Një rrugë lokale në qytetin e Bronxit  Nju Jork të SHBA-së e ka marrë nën/emrin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. 

Në këtë përurim kan marrë pjesë edhe disa zyrtarët e lart të qytetit përfshirë edhe kongresmenin Rich Torres, senatorin Chuk Shumer si edhe kryebashkian  e Nju Jorkut, Eric Adams .

Po ashtu në këtë ceremoni madhështore i pranishëm ishte edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj i cili në fund e përshëndeti me një fjalim rasti këtë ceremoni që morën pjesë disa qindra shqiptar.

Në kohën kur nisi të flasë Veliaj para tribunës së ngritur me këtë rast u dëgjuan disa thirrje të forta të cilat duket se shprehnin pakënaqësin e të rinjëve duke “shigjetuar” pjesmarrjen e Erjon Veliajt në këtë ceremoni.

Ky ka qenë një grup i vogël të rinjësh që nisën të ofedojnë rëndë kryebashkjakun e Tiranës,  dhe hedhin sllogane kundra tij - pikërisht gjatë kohës që zoti Veliaj nisi të flasë për inagurimin e rrugës Gjergj Kastrioti - Skenderbeu ne Bronx New York.

Ata thërrisnin pa ndërpreje dhe të revoltuar : “O Erjon o hajdut ku i gjete paret që nga Tirana vjen e sponsorizon rrugën në Nju Jork”- “O dromx”- “ O pleher”- “ Jepini votën Diasporës” - “ O hajdut!”

Disa nga organizatorët që shërbenin vullnetar për ruajtjen e rregullit i kërkuan policisë njujorkeze, “NYPD “ e pranishme me forca të shumta të uniformave blu, të ndërhynin, por ata thanë se çdo gjë është brenda rregullave dhe nuk shohim asnjë lloj thyrje ose shkelje ligji : “ Është e drejt e çdo qytetari të protestojë pa shkelur ligjet “ u përgjigjë policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat