Mësuesit shqiptarë nga landi Austri e Epërme me nxënës vizituan Vjenën

Diaspora

Mësuesit shqiptarë nga landi Austri e Epërme me nxënës vizituan Vjenën

Nga: Ismet Sinani Më: 5 qershor 2022 Në ora: 13:25
Foto nga vizita

Në kuadër të vizitave të qyteteve me histori të pasur kulturore e historike nga e kaluara dhe e tashmja, në Austri, që shquhen për vlera ndërkulturore e me trashigimi  të begatë ndërnacionale, më 04.06.2022, mësuesit e  mësimit plotësues të gjuhës shqipe, nga Linzi (Izri Rexha, Ismet Sinani) dhe nga Welsi (Rafete Kosumi), u organizua një ekskursion  me nxënës shqiptarë (74 nxënës, 4 mësues/se dhe 4 prindër) me karaktor mësimor dhe njohës.

Me këtë rast, pasi u krijuan kushtet optimale për udhëtim e vizitë (u sigurua autobusi dhe interesi i madh i nxënësve), u hartua plani veprues nga mësuesit, i cili, në saje të programimit të mirë që u përpunua, në plotni u përmbush dhe u realizua.

Fillimisht u vizitua Pallati Mbretëror i Habsburgëve, Schönbrunn, që është një nga dëshmitë dhe monumentet historike të vet ekzistencës  dhe të qeverisjes së Mbretërisë Austro-Hungareze, për të vazhduar pastaj vizitën te Muzeu Botëror i Vjenës dhe disa nga lagjet më të njohura të Vjenës metropolite.

Ashtu sikur dhe pritej, kurreshtja më e madhe e nxënësve u pasqyrua në momentin kur ata panë SHPATËN  DHE  PËRKRENAREN e Skënderbeut.

Për historinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, foli mësuesi, Ismet Sinani.

Ndėr të tjera, ai recitoi vjershën (strofën) e të madhit, Naim Frashërit:

Lumja ti, Shqipëri, thashë,

Armët e tij kur i pashë,

Në Belvedere, në Vjenë,

Sikur pashë Skënderbeun.

Pas kësaj vizite, nxënësit tanë, të mbushur përplot emocione e reflekse shpirtërore pozitive, vazhduan rrugëtimin e tyre drejt lagjeve në sheshin e Vjenës.

Image

 

Sikur edhe u vërejt, nota më e lartë gjatë gjithë kohës sa zgjati ky organizim ishte koordinimi, disiplina dhe kuntiuniteti që u përshkua në relacionin trkëndësh mësues-nxënës- prind. 

Fal këtij fakti, për 12 orë, sa zgjati ky ekskursion, nuk u evidentua as edhe rarsti më i vogël për t‘u shënuar.

Nxënësit, të ngazëllyer e me këngë në gojë, në orët e pasditës, u kthyen në Linz.

Duhet të theksojmë se gjatë gjithë kësaj dite me nxënës dhe mësues ishte kryetarja e SHMSH  Naim Frashëri, mësuesja Antigona Elshani, e cila meriton një falenderim të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat