Dyshohet për një rrjet prostitucioni/ Mësoni detajet e reja për vrasjen e shqiptares në Itali

Diaspora

Dyshohet për një rrjet prostitucioni/ Mësoni detajet e reja për vrasjen e shqiptares në Itali

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 16:02
Nevila Pjetri

Policia italiane ka arrestuar një 44-vjeçar si autor të dyshuar të vrasjes së shqiptares Nevila Pjetri në orët e para të mëngjesit të së dielës në Itali.

44-vjeçari dyshohet se është autor edhe i një vrasje tjetër të ndodhur pothuajse në të njëjtën zonë.

Bëhet fjalë për një viktimë të dytë, një transgjinor italian, trupi i të cilit ishte gjetur pranë vendit ku u gjet edhe trupi i pajetë i 35-vjeçares Nevila Pjetri, raporton Ansa.

Hetuesit italianë dyshojnë se vrasjet janë të lidhur me një rrjet prostitucioni.

Një makinë Ford Fiesta ngjyrë gri u gjet disa qindra metra larg vendit ku ishte hedhur trupi i pajetë i transgjinorit.

Brenda mjetit u konstatuan dy gëzhoja pistolete dhe gjurmë gjaku në tapicerinë e makinës.

Pronar i këtij automjeti është pikërisht 44-vjeçari i arrestuar.

Shqiptarja Nevila Pjetri ishte dhunuar dhe vrarë.

Trupi i pajetë i saj ishte hedhur në shtratin e një lumi. Kanë qenë disa kalimtarë ata që vunë re trupin e pajetë të shqiptares dhe sinjalizuan policinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat