Vrasja e shqiptares që punonte si prostitutë në Itali, kamera e sigurisë fundos autorin!

Diaspora

Vrasja e shqiptares që punonte si prostitutë në Itali, kamera e sigurisë fundos autorin!

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 23:08
Daniele Bedini dhe Nevila Pjetri

Daniele Bedini, 32-vjeçari italian vijon të mohojë akuzat për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri e cila punonte si prostitutë në Itali. Por tani një tjetër fakt e ka vendosur atë me shpatulla pas murit.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një video të filmuar nga kamera e sigurisë, në Marinella di Sarzana, që është e pajisur me një mikrofon.

Këto kamera sigurie kanë kapur një makinë të bardhë ku po udhëtonin një burrë dhe një grua që kanë marrë rrugën drejt detit për të shkuar në Soledado. Në këtë vend dyshohet se Bedini ka vrarë shqiptaren Nevila Pjetri.

Sipas hetuesve pamjet tregojnë momentin kur Bedini ul në gjunjë shqiptaren dhe më pas e qëllon. Dyshohet se 24 orë më vonë ai ekzekutoi me gjakftohtësi edhe tranvestitin Camilla Bertolotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat