Përgjaket Kreta/ 30-vjeçari shqiptar ther me thikë një sirian për sytë e një gruaje!

Diaspora

Përgjaket Kreta/ 30-vjeçari shqiptar ther me thikë një sirian për sytë e një gruaje!

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur në Kretë, ku sipas informacioneve të Cretapost, dy të huaj kanë tentuar të zgjidhin mosmarrëveshjet me thika, për sytë e një gruaje.

Gjithçka ka ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit të sotëm në një lokal në Chania kur një 30-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë një 35-vjeçar me origjinë siriane, ndërsa molla e sherrit mes tyre ka qenë një grua.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit të EKAB -it.

Por 35-vjeçari sirian nuk ka pranuar të transportohet me ambulancë në spital dhe ka preferuar të shkojë me mjete private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat