Shënjestronin turistët, shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

Diaspora

Shënjestronin turistët, shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Shkatërrohet bandashqiptare e grabitjeve të banesave kryesisht në zonat e provincës toskane, në Firence, Siena dhe Arezzo. Të arrestuarit janë të moshave 46, 49 dhe 53 vjeç dhe të gjithë banonin në Firence. Prej disa kohësh banda shqiptare vidhte banesa dhe hotele ku qëndronin turistë.

Gjithçka nisi dimrin e shkuar, kur pati denoncime të shumta në Londa dhe në në zona të tjera. Gjithçka u dokumentua në kamerat e sigurisë. Një makinë e vogël në emër të 53-vjeçarit shqiptar u filmua nga kamerat dhe këtu nisi gjurmimi i grupit.

Makinën e parkonin në një distancë të caktuar nga shtëpia që do të vidhnin.

Pastaj në këmbë shkonin dhe qëndronin në zonat pyjore që rrethonin vilat. Shpesh, sipas mediave italiane, qëndronin edhe me orë të tëra dhe prisnin sa të binte nata në mënyrë që të kryenin grabitjet. Në një prej netëve që kishin organizuar një grabitje banda e shqiptarëve u ndoq nga policia e cila i vuri në pranga.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat