Arrestohet një shqiptar në Itali, i sekuestrohen 5 shtëpi

Diaspora

Arrestohet një shqiptar në Itali, i sekuestrohen 5 shtëpi

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 09:46
Ilustrim

Mes 9 personave të bandës që furnizonte Rivierën italiane me drogë nga San Benedetto del Tronto në Pesaro, ndodhet edhe një 27-vjeçar nga Fano dhe një çift shqiptarësh, 59 dhe 61 vjeç, me banim në Pesaro.

Banda e shkatërruar nga karabinierët e Ankonës u arrestua dhe iu sekuestrua pasuria, akti i fundit ky i një hetimi që angazhoi hetuesit thuajse gjithë vitin e kaluar.

Mes aseteve të sekuestruara janë edhe 5 prona në Mondolfo, që i përkasin një 27-vjeçari shqiptar, banues në Ankona, të cilit i është sekuestruar gjithashtu edhe një furgon, një skuter me zhvendosje të madhe, 6 llogari rrjedhëse dhe 4 orë Rolex.

Mallrat me më shumë vlerë sesa mendohej krijonin një një disproporcion që tërhoqi menjëherë vëmendjen e hetuesve.

Anëtarët e tjerë të bandës banojnë midis Ankonës, Firences dhe Peskarës.

Aktiviteti i karabinierëve ka nxjerrë në pah një treg shitjeje droge për të gjitha shijet: hashash, marihuanë dhe kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat