Operacion gjigant! Shkatërrohet banda e trafikantëve, fundoset bosi shqiptar

Diaspora

Operacion gjigant! Shkatërrohet banda e trafikantëve, fundoset bosi shqiptar

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 16:40
Janë sekuestruar 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë,  270,9  gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis

Oficerët e policisë nga Athina, në bashkëpunim me oficerët e portit, vunë në gjurmët e organizatës kriminale, ndoqën disa anëtarë të saj në udhëtimet e tyre bregdetare në ishullin kozmopolit, “dëgjuan” bisedat e tyre në telefon dhe vendosën të ndërhyjnë.

Policia greke ka shkatërruar një bandë trafikantësh, të udhëhequr nga një shqiptar, i dënuar edhe më herët për drogë.

Sipas mediave greke kanë rënë në pranga 3 anëtarët e saj, mes tyre një shqiptar, të cilët trafikonin drogën në ishillun e njohur Mikonos.

Sakaq, janë sekuestruar 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë,  270,9  gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis etj.

Banda u shkatërrua pas një hetimi të plotë policor, ndërsa pjesëtarët e rënë në pranga transportonin sistematikisht drogë në ishull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat