Kishte kthyer dyqanin në magazinë droge, arrestohet shqiptari në Greqi

Diaspora

Kishte kthyer dyqanin në magazinë droge, arrestohet shqiptari në Greqi

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 20:32
Hashashi ishte i përpunuar në formë çokollate

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë vënë në pranga në qytetin grek të Kalamatas, nën akuzat për trafik droge, kryesisht hashash të përpunuar dhe të papërpunuar, si dhe vaj hashashi.

Hashashi ishte i përpunuar në formë çokollate dhe ishte spërkatur me piper, në mënyrë që mos nuhatej nga qentë e policisë.

Në total u sekuestruan më shumë se 5 kilogramë hashash.

Mësohet se dy personat e arrestuar, shqiptari 54-vjeçar dhe shtetasi grek 83-vjeçar kanë përdorur banesat e tyre. si vende për ruajtjen e drogës.

Autoritetet policore, në kontrollin e ushtruar në dy shtëpitë dhe në një servis elektroshtëpiakesh në pronësi të shqiptarit, janë gjetur dhe konfiskuar:

– 17 pako hashash me peshë totale 4890.6 gram.

– Sasi hashashi e përpunuar, lloj çokollate, pesha totale 407.1 gram.

– 1 shishe vaj hashashi, pesha totale 63 gram.

– 2 cigare hashash.

– 2 pako duhan, të cilat nuk mbanin shiritin tregues të akcizës.

– 2 peshore

– 2 celularë

– Shuma e parave prej 2000 eurosh, të përfituara nga trafiku i drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat