Me vizë turistike në Itali, shqiptari i futet drogës

Diaspora

Me vizë turistike në Itali, shqiptari i futet drogës

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 20:41
I riu është arrestuar nga agjentë të njësisë së policisë gjyqësore

Një 31-vjeçar shqiptar, i cili kishte shkuar në Itali falë një vize turistike, duket se nuk ka pasur qëllim të vetëm admirimin e bukurisë së fqinjit përtej Adriatikut, apo shijimin e pushimeve në plazh.

I riu është arrestuar nga agjentë të njësisë së policisë gjyqësore, pasi në fakt e shpenzonte kohën e tij duke shitur kokainë.

Nën dyshimin se mund të kishte drogë me vete, efektivët e policisë lokale e kontrolluan duke i gjetur gjysmë gram kokainë, por ajo ishte vetëm maja e ajsbergut.

Pjesa tjetër e drogës ishte në fakt në dhomën që shqiptari kishte marrë me qira në Misano, ku hunda e qenit antidrogë i çoi menjëherë te dollapi në të cilin ishte sistemuar me kujdes furnizimi i drogës që do të dilte në treg.

Të fshehura në një kuti, kishte doza të ndryshme të lëndës për një peshë totale prej 100 gramësh.

Gjithashtu, 50 gramë të tjera ishin fshehur në këllëf të jastëkut. 31-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg, ndërsa paraditen e djeshme gjyqtari e dënoi shqiptarin (i cili kishte pas vetes një varg të gjatë precedentësh për lloje të ndryshme krimesh, përfshi dhunën seksuale në grup, që daton në vitin 2014 dhe e kryer në provincën e Ankonës) me 4 vjet burgim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat