Shqiptari u gjet i copëtuar, hetuesit italianë japin detaje mbi vrasësit

Diaspora

Shqiptari u gjet i copëtuar, hetuesit italianë japin detaje mbi vrasësit

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 15:34
Shefki Kurti

Hetimet e autoriteteteve italiane kanë dalë në përfundimin se Shefki Kurti, 72-vjeçari shqiptar që u gjet i copëtuar në Itali, nuk është vrarë nga një profesionist.

Mediat italiane shkruajnë se mbetet ende mister vendi se ku është kryer ky krim i tmerrshëm pasi gjatë copëtimit të trupit duhet të ketë pasur gjakderdhje të madhe dhe deri më tani nuk është konstatuar diçka e tillë.

Ajo që bie tjetër në sy është se autorët nuk janë munduar as të eliminojnë pjesë që identifikojnë viktimën, si një tatuazh që kishte 72-vjeçari me anë të të cilit u bë dhe identifikimi nga familjarët.  Nga ana tjetër, vijon marrja në pyetje e fëmijëve të shqiptarit, Alketa dhe Arben, të cilët kanë rrëfyer për autoritetet se babai i tyre nuk kishte armiq.

Arma e përdorur në krim dyshohet të jetë një sharrë rrethore. Trupi i copëtuar i 72-vjeçarit shqiptar u gjet në Adigetto më 28 korrik, disa ditë pasi i moshuari rezultonte i zhdukur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat