Trupi i masakruar u hodh në kanal, merr kthesë tjetër vrasja e Shefki Kurti! “Kasapi” donte të..!

Diaspora

Trupi i masakruar u hodh në kanal, merr kthesë tjetër vrasja e Shefki Kurti! “Kasapi” donte të..!

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Dukej si një krim i kryer nga një vrasës i papërvojë, i cili në panik ishte përpjekur të hiqte qafe trupin e viktimës duke e hedhur në një kanal.

Por, aq më shumë kalon koha, aq më shumë hetuesit e hedhin poshtë këtë pistë duke dalë në konkluzionet se gjithçka është studiuar dhe ka pasur si qëllim dërgimin e një mesazhi tek familjarët e tij, sipas mediave italiane.

Ata janë fokusuar në jetën e viktimës, Shefki Kurti dhe familjarëve të tij, të cilët tamshmë jetojnë në banesën e djalit të tij në Masi.

Por për çfarë bëhet fjalë?

Ka dyshimet se dikush nga familja ka marrë para borxh dhe s’ka mundur t’ua kthej fajdexhinjve.

Vrasja ndodhi për të dërguar mesazhin: “Nëse s’do i paguani, edhe të dashurit tuaj do përfundojnë si Shefkiu”. Ndërkohë ekspertët kanë kërkuar në çdo centimetër të banesës ku viktima jetonte me bashkëshorten e tij në via Girardini 78.

Familjarët e viktimës denoncuan në polici më 22 korrik se pensioniste ishte larguar nga banesa, por thanë se nuk bëhej fjalë për rrëmbim apo zhdukje, por për largim vullnetar.

Sipas tyre, ai ishte larguar pas një debati me bashkëshorten dhe nuk kishte marrë asgjë me vete, as celularin.

Në mëngjesin e 28 korrikut, pranë në Adigetto të Villanova del Ghebbo, disa teknikë të ngarkuar me pastrimin e kanalit gjetën këmbën e një burri mes mbeturinave të marra nga lumi.

Më pas zjarrfikësit dhe karabinierë kanë nisur të kontrollojnë kanalin.

Po atë ditë më tej në rrjedhën e sipërme, në Lendinarë, u gjetën dy qese të zeza: brenda ndoheshin koka dhe trupi i një burri. Pasditen e së nesërmes, në Villanova del Ghebbo, jo shumë larg vendit ku u gjet këmba, u gjetën dy krahë në dy qese të tjera. Dhe më 31 korrik përsëri në Adigetto, midis Lendinara dhe Villanova, u gjet edhe këmba tjetër e viktimës.

Familjarët e viktimës identifikuan Shefki Kurtin në atë trup të shqyer falë një tatuazhi që burri kishte në fund të këmbës.

Po pse u masakrua kaq brutalisht një 71-vjeçar, që të gjithë thonë se nuk ka armiq? 

Fillimisht është vrarë dhe më pas është copëtuar, ndoshta me një sharrë rrethore. Nëse në fillim çështja dukej se kishte zgjidhje të thjeshtë, ditët në vijim njohja tregoi se ishte shumë më komplekse.

Pse u zgjodh pikërisht Adigetto? Kush do të përdorte një rrjedhë kaq të butë uji, kur lumenjtë shumë më të mëdhenj janë afër?

Kjo i bëri të gjithë të mendojnë se vrasësi ishte një person i papërvojë, por tani po fiton ideja se vrasësi ka dashur të gjendej trupi i Kurtit. Dhe pse?

As për këtë pyetje nuk ka përgjigje të qarta, por supozohet se ndoshta mund të jetë një “paralajmërim”. Ndaj kujt? Edhe këtu jemi në fushën e supozimeve dhe për këtë duhet të gërmojmë në jetën e viktimës dhe familjarëve për të gjetur një motiv.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat