Dy muaj i arratisur, arrestohet shqiptari në Greqi, akuzohet për vrasjen e një 39-vjeçari

Diaspora

Dy muaj i arratisur, arrestohet shqiptari në Greqi, akuzohet për vrasjen e një 39-vjeçari

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Pas dy muajsh në arrati, ka rënë në prangat e policisë emigranti shqiptar që akuzohet për vrasjen me armë zjarri të një 39-vjeçari në Athinë.

Mediet greke bëjnë me dije se vrasja e 39-vjeçarit ka ndodhur më 31 korrik të këtij viti në mes të rrugës në zonën e  Agia Varvara, Athinë.

Sakaq mësohet se autori u arrestua dje në zonën e Hajdarit.

Bashkë me të ishte një bashkatdhetar, i cili u arrestua gjithashtu nga policia greke.

Por nuk mbaron me kaq, sipas policisë shqiptari i arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit në Agia Varvara ka tentuar gjithashtu të ekzekutojë edhe një tjetër grek në zonën e Agios Pavlos në qendër të Athinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat