Dy shqiptarë zgjidhen deputetë në Kuvendin e Suedisë

Diaspora

Dy shqiptarë zgjidhen deputetë në Kuvendin e Suedisë

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 17:40
Adnani dhe Aida

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se dy shqiptarë janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Suedisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në bazë të votave të numëruara, Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhiku janë zgjedhur deputetë.

“Me të gjitha votat e numëruara, tani mund të urojmë Adnanin dhe Aidën për vendet e tyre parlamentare në Parlamentin e Suedisë. Një arritje e madhe për t’u krenuar.

Po ashtu një mësim për ne në Kosovë që të mbështesim më shumë të rinjtë për të përmbushur ëndrrat dhe ambiciet e tyre. Urime!!”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat