Një gazetare shqiptare në majën më të lartë në botë

Diaspora

Një gazetare shqiptare në majën më të lartë në botë

Nga: Beqir Sina Më: 19 shtator 2022 Në ora: 07:36
Beti Njuma

Është Beti Njuma një shqiptare gazetare e pasionuar pas alpinismit që e shohim në majën më lartë të botës, Everest. Ajo është ndër të parat femrat shqiptare , që pas Uta Ibrahimit nga Kosova, e cila është nga më të rrallat femra në botë që synojnë të ngjisin këtë majë.

Janë pikërisht një set me fotografit e fundit shoqëruar me një rrëfim të gazetares dhe që janë të publikuara në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook të postuar nga vet gazetarja e njohur Beti Njuma, që tregojnë një aventurë  interesante të saj në Nepal, drejt Kampit Bazë të Everestit.

Madje ajo thot se ka edhe një foto-album të pasur fotosh nga kjo aventurë realizuar në majën e botës nga të cilat fare pak ajo ka publikuar. 

“U kthehem vazhdimisht këtyre fotove sepse kjo eskpeditë dy javore, të paktën deri tani, është aventura më e bukur e jetës sime. Ajo çka përjeton në eksperienca të tilla mjafton të ushqejë kujtimet për ca kohë, por fotot…eh, fotot pastaj janë kujtimi vetë i përjetësuar. “ shkruan Beti.

Fotot e publikuara dhe shpërndar në rrjetin social Fb ndarë me miqt e saj shpjegon Njuma - janë shkrepur në Manastirin e famshëm Dawa Choling Gompa të fshatit Tengboçe, në Khumjung të rajonit Khumbu të Nepalit lindor. 

Ajo shpjegon se aty shikon një manastir budist tibetian i komunitetit Sherpa në 3867 metra lartësi dhe ndalesë e padiskutueshme për të gjithë turistët dhe alpinistët që ngjiten në kampin bazë apo Everest. 

“Atje mund të shkohet vetëm me këmbë! Ose me helikopter duke paguar shumë para”

Duke folur Manastirin Njuma thot se ai është  i ndërtuar në 1916-ën, por u shkatërrua nga tërmeti në 1934-ën, u dogj në 1989-ën dhe sot ende qëndron hapur falë rreth 50 murgjve  budistë që jetojnë brenda mureve të tij, të dekoruara sipas traditës vendase.

Interesat është se si gazetarja ka thyer rregullat për fotografi në këtë manastir murgjish budist : “Fotografitë brenda nuk lejoheshin por disa nga grupi nuk i shpëtuan tundimit teksa murgjit vijonin ceremonitë e tyre të lutjes. “

Për të parë majën më të lart të botës Everestin duhet të jesh me fat, siç ishte Beti teksa thotë  : “Po të jesh me fat, siç unë isha, pra me kohë të mirë e pa re mund të shohësh përballë çatinë e botës, Everestin 8848 m të lartë, e përreth majat e tjera më të larta të Himalajave, Khumbu Yül-Lha (5761 m), Nuptse (7861 m), Lhotse (8516 m), Ama Dablam (6812 m), Kangtega (6782 m), Thamserku (6608 m).”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat