Përplasje për shtëpinë e barit, si ra policia në gjurmët e pengut shqiptar: Nëse s’paguan, do të vdesë

Diaspora

Përplasje për shtëpinë e barit, si ra policia në gjurmët e pengut shqiptar: Nëse s’paguan, do të vdesë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Përplasja për shtëpitë e barit ka çuar në marrjen peng të shqiptarit Nertil Buzi nga Fieri, nga 7 shqiptarë të tjerë në Britani të Madhe, për disa ditë me radhë.

Policia ra në gjurmët e shqiptarit peng pas denoncimit të bërë nga vëllai i të riut në policinë shqiptare.

Në denoncin vëllai i Nertilit ka thënë se pengmarrësit i kanë kërkuar 400 mijë paund në të kundërt do ta vrisnin.

“Nëse nuk paguan paratë, vëllai yt do të vritet”, citohet të ketë thënë ai para policisë.

Nisur nga ky denoncim policia shqiptare njoftoi homologët në Angli dhe u zhvillua operacioni ndërkombëtar “Pengu” për lokalizimin dhe shpëtimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat