Tentoi të grabiste shqiptarin, i riu grek e pëson keq në mes të rrugës

Diaspora

Tentoi të grabiste shqiptarin, i riu grek e pëson keq në mes të rrugës

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar grek e ka pësuar keq, pasi grabiti një 54-vjeçar shqiptar, shkruajnë mediat greke.

Autori i ishte afruar 54-vjeçarit nga pas, teksa ai po ecte i shkujdesur dhe e kishte hedhur në tokë, ku e kishte neutralizuar duke e goditur me duar dhe këmbë!

Kur hoqi dorë nga gjithë rezistenca e tij, më pas mori 120 euro dhe dokumente personale nga xhepi i pantallonave dhe iku. Por viktima nuk u dorëzua.

Ai e ka ndjekur grabitësin së bashku me një shtetas që ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, e kanë kapur dhe e kanë mbajtur derisa kanë mbërritur policët që e kanë arrestuar.

I riu u dërgua nëkomisariat, ku ndaj tij u ngrit akuza për grabitje dhe u dërgua në prokurorinë e Plimmeliodiki Volos.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat