Tentoi të fuste në Greqi 74 kg kanabis, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Diaspora

Tentoi të fuste në Greqi 74 kg kanabis, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 21:23
Droga e kapur nga policia

Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua në Greqi në kuadër të një operacioni të koordinuar policor për import, trafik dhe mbajtje kanabisi si dhe shkelje të legjislacionit për të huajt.

Sot në orët e para të mëngjesit, shqiptari, kishte hyrë më herët në vend nga një pikë e paligjshme, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, dhe u pikas në një zonë rurale të Kastorisë.

Policia gjeti dhe sekuestroi 4 thasë, në të cilat ndodheshin gjithsej 70 pako me kanabis, me peshë totale 74 kilogramë e 370 grame.

Ato i hodhën në tentativë për tu arratisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat