I riu shqiptar qëllon me armë zjarri të dashurën e më pas vret veten

Diaspora

I riu shqiptar qëllon me armë zjarri të dashurën e më pas vret veten

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar origjinë shqiptare ka qëlluar dy herë partneren e tij me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar veten.

Ngjarja ndodhi pak para darkës të mërkurën e 16 nëntorit në një apartament në Cassano delle Murge, në provincën e Barit.

Mediat italiane rapotojnë se vajza 18-vjeçare me origjinë marokene është transportuar në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti në gjendje të rëndë dhe më pas në poliklinikën e Barit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat