Qëlloi gruan dhe vrau veten, kush është shqiptari që jetonte në Itali

Diaspora

Qëlloi gruan dhe vrau veten, kush është shqiptari që jetonte në Itali

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 18:36
Oltjon Sallaku dhe Lamia Elmari

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku shqiptari Oltjon Sallaku, 21 vjeç qëlloi me armë zjarri Lamia Elmarin, gruan e tij marokene dhe më pas vrau veten.

Mediat italiane raportojnë se 18-vjeçarja, e cila mori një plumb në gjoks, është jashtë rrezikut për jetën, kurse Sallaku humbi jetën në vendngjarje pasi qëlloi veten me plumb në kokë

Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen. Oltjoni punonte usta dhe cilësohej nga njerëzit që e njihnin si një djalë i mirë.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e djeshme në via Martin Luther King në Cassano delle Murge, pas një sherri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat