Shqiptari ekstradohet nga Republika Domenikane, zbardhen akuzat

Diaspora

Shqiptari ekstradohet nga Republika Domenikane, zbardhen akuzat

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Një shqiptar është ekstraduar nga Republika Domenikane për në Shqipëri.

Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin e quajtur Sajmir Hysenbelliu, mbi të cilin rëndojnë disa akuza.

Sipas mediave në Republikën Domenikane, Sajmir Hysenbelliu akuzohet se e ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit”, më shumë se një herë, parashikuar në nenin 298/3 të Kodit Penal, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë mbi rëndon edhe një akuzë më e rendë, ajo e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, parashikuar në nenet 333/a-2 dhe 334 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat