Krasniqi bën homazhe në varrezat e vëllezërve Bytyçi në Yonkers- New York

Diaspora

Krasniqi bën homazhe në varrezat e vëllezërve Bytyçi në Yonkers- New York

Nga: Beqir Sina Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 06:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

YONKERS NY : Në fund të vizitës së tij në SHBA, Memli Krasniqi - Kryetar i PDK-së, dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga ish Ambasadorja e Kosovës, në Washington, Vlora Çitaku, qëndrojë në New York, duke bërë homazhe në varrezat e vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, të rënë për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast Krasniqi, ka vendosur një buqetë me lule në nderim, respekt e mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës të Dëshmorëve të Batalionit “Atlantiku” të rënë për lirinë e Kosovës, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, historisë së lavdishme të UÇK-së dhe krenarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Komandati i Batalionit Atlantiku – Gani Shehu, tha në këtë homazh se ne jemi krenar sa her që vijmë në këtë vend – në këtë memorial, që është shumë afër me sheshin para këtij hoteli(Royal Regency), aty ku 23 vjet më parë u nisë Batalioni Atlantiku, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së.

“Me shembullin e tyre të jashtëzakonshëm të sakrifikimit më sublim në emër të atdhedashurisë dhe idealeve më të larta njerëzore, vëllezërit Bytyçi, do t’i frymëzojnë dhe edukojnë përherë gjeneratat e reja të shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës” tha Shehu.

Krasniqi, duke folur  për shembullin e vëllezërit Bytyçi, tha se ata janë shembull i atdhedashurisë

  “Në kohët më të vështira për Kosovën dhe popullin tonë, me bekimin e prindërve të tyre, ata lanë rehatinë e jetës në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së.”

Andaj, tha ai populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës. Ndërkaq, Kosova dhe institucionet tona nuk duhet të ndalen së kërkuari drejtësi, deri kur kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi!

 Kur kanë kaluar 23 vjet nga vrasja e tyre e pabesë, dhe ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi monstruoz, është domosdoshmëri vënia e drejtësisë që do të lehtësojë dhembjen e madhe të familjes së dashur Bytyçi, por edhe të sjell drejtësinë për të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës.

Për këtë theksojë në fund të fjalës së tij Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi Deputet i Kuvendit të Kosovës:

“Puna jonë që kemi nisur për drejtësi për vëllezërit Bytyçi, nuk do të ketë të ndaluar. Ne do të jemi të lehtësuar vetëm atëhere, kur t’i shikojmë vrarësit e tyre, që kan dalë para drejtësisë.Por, deri atëhere na mbetet të gjithëve së bashku ta respektojmë përherë me vlërësimet më të larta kontributin e vëllëzërve Bytyqi, dhe kontributin e veprën e çdo luftëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK-ës, pa dallim,” 

Ndërsa përfundojë : “Ne do të vazhdojmë punën e nisur në rrugën tonë , të bindur se drejtësia e luftës së drej të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK-ës, është e padiskutueshme dhe nuk mundet të njolloset kurr sesi edhe përkundër të gjitha tentativa mjerane, që kan kaluar dhe po kalojmë. Lufta çlirimtare për lirinë e Kosovës, asnjë herë nuk mundet të njolloset.”

Lavdi u qoftë të gjithë dëshmorëve dhe herojnëve të Kosovës!

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat