“Kishin marrë monopolin e tregut të kokainës”, goditet banda e shqiptarëve në Itali, 25 urdhër arreste

Diaspora

“Kishin marrë monopolin e tregut të kokainës”, goditet banda e shqiptarëve në Itali, 25 urdhër arreste

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 15:11
Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Bolzanos në bashkëpunim me atë të Brescias, Veronës, Pratos dhe Imperias ekzekutua 25 urdhër arreste të lëshuara nga Gjykata e Trentos me kërkesë rë DDA të Trentos.

Operacioni i koduar “Delivery 2020” buron nga përfundimi i hetimit të mëparshëm “Komba 2019” dhe nga strukturat e reja kriminale që kanë të bëjnë me kontrollin e sheshit të trafikut të drogës në Bolzano.

Veçanërisht, klani tunizian kishte lejuar hyrjen në skenë të një grupi shqiptarësh, të vendosur në zonën e Via Romëve, të cilët në një kohë të shkurtër kishin marrë monopolin e tregtimit të kokainës.

Hetimi i cili zgjati mbi një vit, bëri të mundur goditjen, përveç të bërthamës qendrore, edhe të dy grupeve të tjera kriminale në Bolzano, njëri i përbërë nga marokenë dhe tjetri nga tunizianë.

Të gjithë ishin të përfshirë në tregtinë e drogës, shkruan Ansa.

Për disa prej tyre u dokumentuan qindra transferta droge (veçanërisht kokainë në formën e kekut, e përgatitur në ambientet e ndryshme të përdorura nga organizata shqiptare.

Gjithsej janë arrestuar 25 persona. në total u sekuestrua 1.6 kilogramë kokainë, një pistoletë gjysmë automatike dhe 50 mijë euro nga trafiku i drogës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat