110 - vjetori i Pavarsisë së Shqipërisë

Diaspora

110 - vjetori i Pavarsisë së Shqipërisë

Nga: Muharrem Binaku Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 09:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tashmë është bërë një traditë e bukur në qytetin Borås te Suedisë që Dita e Flamurit, te festohet me madhështi e dinjitet, ashtu siç i ka hije kësaj dite të shënuar.

Edhe këtë vit, shoqata shqiptare kulturo- sportive Dardania në Borås me antarët e sajë kishte filluar përgatitjet që më parë për ta organizuar këtë festë sa më mirë, ku kishte pergatitur nje program te gjere kulturor.

Programi kulturor filloi me Himnin e Flamurit ku prezantuesja e evenimentit, Anxhela Ziso ftoi te gjithe pjesmarresit te kendonin te gjithe se bashku ne kor himnin.

Me pas, ata qe argetuan me kenge dhe valle ishin femijet dhe te rriturit e shoqates Dardania IF ne Borås. Pastaj vazhdoi rapsodi Dervish Kuqi i shoqeruar nga Lorenc Gorqaj- Kenga e Pavarsise, Liora me kengen “Shqiperi Nena Ime”. Femijet e shoqates qe na argetuan me vallet tradicionale shqipe dhe Tina me Arditin me vallen e Tropojes.

Ne kete eveniment nuk munguan dhe ata qe na bejne krenare cdo dite, femijet te cilet luajne futboll me Dardania IF, te cilet nuk kane humbur asnje ndeshnje deri me tani. Trajneri Jeton Avdia i prezantoi fenijet per te gjithe pjesmarresit dhe i falenderoi ata per sukseset e tyre.

Ne vazhdim merr fjalen kryetari i shoqates shqiptare Lirim Kadriu dhe nenkryetarja Syzana Haziraj. Ku mbajten nje fjalim te shkurter ne kremtimin e kesaj dite te bekuar te 110-vjetorit tëPavarsisë dhe Ditës sëFamurit. Një falenderim i shkoi te gjithë mysafirëve qe ishin pjesëmarrës në këtë eveniment dhe te gjithë pjesëmarrësve qe na nderuan me prezencen e tyre dhe i dhanë hijeshi këtij programi. Pa ta kjo festë nuk do kishte kuptim.

Një falenderim i vecant i shkon organizatorëve, anëtareve e kryesisë së shoqatës dhe veprimtarëve tjerë te shoqates Dardania, të cilët u angazhuan për organizimin e kësaj feste, edhe pse të ngarkuar me shumë punë e detyra, nuk e ndien fare lodhjen.

Pastaj mbrëmjen e vazhdoi artisti shqiptare Shaip Alija dhe muzikanti Endrit Krasniqi.

Kënga dhe vallja, bisedat e ngrohëta me njëri – tjetrin vazhduan deri vonë. Atmosfera ishte mjaft e gjallë dhe ngazëllyese, çdo gjë shkoi si është më mirë.

Të gjithë u ndanë të kënaqur me dëshirën: U takofshim së shpejti në festat dhe veprimtaritë e tjera të shoqatës shqiptare Dardania IF në Borås!

Anxhela Ziso

Shoqata Shqiptare Dardania IF, Borås

Borås, Suedi

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat