Lëvizja e grilave zbulon bimët e kanabisit me vlerë marramendëse, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

Diaspora

Lëvizja e grilave zbulon bimët e kanabisit me vlerë marramendëse, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 11:54
E teksa e rrethuan zonën, në shtëpi mbërriti shqiptari R. Tafa, i cili u vu në pranga

“Lëvizja në mënyrë konstante” e grilave të dritareve të mbyllyra të një shtepie çoi në zbulimin e plot 5 dhomave të mbushura me bimë kanabisi.

Oficerët e policisë dyshuan se lëvizja e grilave shkaktohej nga ventilimi, i përdorur zakonisht për prodhimin e drogës. Për këtë arsye ata shkuan për kontroll në pronën në fjalë që ndodhej në Ashton Avenue në Harehills.

Ata u detyruan që ta hapnin derën me forcë për shkak se ishte e përforcuar dhe kur arritën të futeshin brenda, gjetën plot 5 dhoma të mbushura me bimë kanabisi, vlera e së cilave shkonte në 92 mijë paundë. E teksa e rrethuan zonën, në shtëpi mbërriti shqiptari R. Tafa, i cili u vu në pranga.

Shenjat e tij të gishtave u gjetën në ventilatorët që përdoreshin për të rritur bimët. 20-vjeçari, i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm penale, pranoi se kujdesej për kultivimin e drogës. Gjykata e dënoi 20-vjeçarin më 26 muaj burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat