33-vjeçari nga Kosova i bën për spital dy persona në Austri

Diaspora

33-vjeçari nga Kosova i bën për spital dy persona në Austri

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 17:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat austriake shkruajnë se një shtetas 33-vjeçar nga Kosova dhe dy banuesit e bllokut janë grindur në një apartament në Klagenfurt.

Raportohet se gjatë këtij sherri, i dyshuari shqiptar ka goditur disa herë një 21-vjeçar, duke ia humbur vetëdijen për një kohë të shkurtër.

Mediat austriake shkruajnë se ngjarja është vëzhguar nga nëna e të dyve të sulmuar, e cila ka lajmëruar edhe policinë, ku këta të fundit edhe janë arrestuar.

Ndaj të dyshuarit është shqiptuar ndalim i hyrjes dhe afrimit si dhe ndalim i përkohshëm i armëve. Ai gjithashtu u raportua për sulm në prokurorin publik të Klagenfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat