Lista ‘Guxo’ së shpejti themelon degën në Belgjikë

Diaspora

Lista ‘Guxo’ së shpejti themelon degën në Belgjikë

Nga: A.M. Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:37

Kujtim Hajdaj ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për themelimin e degës së Listës ‘Guxo’ në Belgjikë.

Ai përmes një njoftimi bëri të ditur se në tubimi zgjedhor do të jenë të pranishëm edhe strukturat udhëheqëse të Partisë GUXO në Kosovë, si dhe miq tjerë guximtarë nga Gjermania dhe Zvicra, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë GUXO në Belgjikë,

MIRË SË VINI 🤝!

Themelimit të degës së parë të Partisë GUXO jashtë KOSOVE, asaj në BELGJIKË, po i afrohen ditët. Të gjitha pergaditjet ✍️ për këtë ngjarje të rëndësishme për Partinë tonë GUXO po shkojnë për së mbari, dhe të gjithë së bashku po kontribuojmë në mënyrë konstruktive që këtë aktivitet zgjedhor ta fillojmë dhe përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme festive 🎊

👉Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se në tubimin tonë zgjedhor do të jenë të pranishëm edhe strukturat udhëheqëse të Partisë GUXO në Kosovë, si dhe miq tjerë guximtarë nga Gjermania dhe Zvicëra, të cilëve u shprehim mirënjohje të sinqerta dhe qëndrim të këndshëm gjatë punimeve të kuvendit tonë zgjedhor. 🤝

👉 Edhe njëherë t'ju përkujtojmë adresën ku do të mbahet tubimi i jonë zgjedhor:

PONTBEEKSTRAAT 33 1731 ZELLIK - BELGIË

Tubimi zgjedhor mbahet me 11 DHJETOR dhe do të fillon në ora 13 h.

Për mysafirët tanë guximtarë kemi paraparë edhe një darkë pune 🍵☕.

(Për mysafirët jashtë Bekgjike: Ju lutemi te na e bëni të njohur me kohë ardhjen e juaj.., përmes ËhatsApp, Msn.., apo formave tjera të komunikimit )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat