“Google Translate” shpëton 28-vjeçaren shqiptare nga burri dhunues

Diaspora

“Google Translate” shpëton 28-vjeçaren shqiptare nga burri dhunues

Më: 18 janar 2023 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Kur je në një vend të huaj gjuha shpesh të penalizon, madje në disa raste bëhet dhe pengesë për të kërkuar ndihmë.

Por ky nuk ka qenë rasti i një 28-vjeçareje shqiptare e cila në Kretë dhe dhunoj nga bashkëshorti, shkruan “Protothema”.

Ajo ka shkuar në një kafene e cila ndodhej pranë banesës së saj dhe duke qenë se nuk dinte greqisht përmes Google translate ka shpjeguar se çfarë po i ndodhte dhe ka kërkuar ndihmë.

Pas denoncimit të së resë, oficerët e policisë e arrestuan 44-vjeçarin për dhunë në familje.

28-vjeçarja shqiptare ndodhet në Greqi në mënyrë të jashtëligjshme. Megjithatë si viktimë e dhunës në familje mbrohet me ligj dhe nuk ndaj saj nuk do të nisin procedurat e dëbimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat