Përshtatën kasollen në shtëpi bari, policia arreston 2 shqiptarët në Itali

Diaspora

Përshtatën kasollen në shtëpi bari, policia arreston 2 shqiptarët në Itali

Më: 22 janar 2023 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Përshtatën kasollen në shtëpi bari, policia arreston 2 shqiptarët në Itali. Lënda narkotike kapte vlerën e 1.4 mln eurove.

Një operacion blic është zhvilluar nga karabinierët në Manguzzo të Italisë ku është zbuluar një shtëpi bari ku kultivohej kanabis, ndërkohë që në pranga janë arrestuar dy shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se droga kapte vlerën 1.4 milionë euro, ndërsa dy shqiptarët e vënë në pranga janë të moshës 25 dhe 36 vjeç. Mësohet se shqiptarët kishin përshtatur ambientin e një kasolleje për të kultivuar mbi 3000 bimë narkotike.

Nga bimët, sipas ekspertëve, prodhuesit e lëndëve të paligjshme mund të kishin marrë 200 kilogramë marijuanë me një vlerë totale, që pasi të dilte në treg, do kapte vlerën e rreth 1.4 milionë eurove. Krahas tyre, tashmë kishte filluar kultivimi i 1700 bimëve të tjera, të cilat, sapo të priteshin bimët e para, do të zinin vendin e tyre në sera.

Shqiptarët ishin të armatosur me një pistoletë, silenciator dhe karikator. Të dy u arrestuan me akuzën e kultivimit të paligjshëm të drogës, si dhe armëmbajtjes pa leje. Ata janë dërguar në paraburgim në Bassone në pritje të marrjes në pyetje dhe njohjes me masën e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat