Reçica në Lyon të Francës, takohet me biznesmenin Bislimi

Diaspora

Reçica në Lyon të Francës, takohet me biznesmenin Bislimi

Më: 22 janar 2023 Në ora: 12:37
Reçica ka shkuar në Lyon të Francës

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka shkuar në Lyon të Francës, ku u prit në zyrën e veprimtarit dhe biznesmenit Ferat Bislimi.

Reçica shkroi në Facebook se me Bislimin foli ndër tjerash për mërgmitarët dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

“Në Lion të Francës.

Kënaqësi të jem në zyrën e veprimtarit dhe biznesmenit të suksesshëm Ferat Bislimi, për të bashkëbiseduar me mërgimtarët tanë,veprimtarë e biznesmen të dalluar, për sfidat dhe sukseset e arritura në fushat ku ata veprojnë si dhe për vazhdimësinë e proceseve të rëndësishme në të mirë të zhvillimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”, shkroi Reçica.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat